E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, rimerren në pyetje dëshmitarët

Tiranë- Nxjerrja në dritë e fakteve të reja rreth tragjesisë së Gërdecit është pasuar me rimarrjen në pyetje të shumë dëshmitarëve okularë, punëtorëve, të dëmtuarve dhe atyre që kanë dijeni rreth ngjarjes.

Seancat e reja kanë nisur pas përfundimit të dëshmive paraprake të mbi 200 personave që kanë dijeni mbi çfarë ndodhte në repartin e demontimit të Gërdecit.

Sipas burimeve nga ky institucion mësohet se oficerët po pyesin sërish punëtorët e kantierit, të cilat kanë pasur lidhje direkte me personat, që janë akuzuar për tragjedinë, ku dëshmitari që u mor në pyetje ishte Andi Bellia, i cili dëshmoi për fishekët e pastruar një natë para se të vinte gazetari i NY TIMES

Burimet shtuan se dëshmitarët më të rëndësishëm cilësohen ata që përveç dijenisë janë përfshirë në regjistrimin e hyrje-daljeve të municione luftarake, si dhe të transportimit të ngarkesave nga repartet ushtarake në drejtim të Gërdecit.

Për detaje të tjera, hetuesit tregohen shumë të rezervuar dhe e kanë kaluar gjithçka në heshtje. Ndonëse, nga dëshmitë e mbledhura pranojnë se është tashmë një pasqyrë e saktë e tregtisë së municioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›