E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Ne zgjedhjet e 2009, PDS ne koalicion me PS-ne

Gjate mbledhjes se Komitetit Drejtues Kombetar te PDS-se, kryetari i saj Paskal Milo riperseriti edhe njehere se, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te jete ne koalicion me PS-ne. "Ne Kongresin e Dyte te Forumit Rinor te PDS-se ne deklaruam hyrjen ne koalicion me PS-ne dhe ky ishte nje vendim i mbeshtetur jo ne interesa afatshkurtra, por nje vendim i mbeshtetur ne interesa strategjike, per opoziten ne pergjithesi dhe te majten ne vecanti", pohoi Milo. Duke u ndalur te koalicioni me partine me te madhe opozitare ne vend, Milo nenvizoi se, "ne koalicionin ku po shkojme, ne do te japim me shume dhe jemi te sigurt qe do te marrim me pak, por ketu nuk behet fjale per interesat tona te ngushta, ketu behet fjale qe opozita dhe e majta shqiptare te fitoje ne menyre te ndershme ne zgjedhjet e ardhshme". Kreu i PDS-se, Paskal Milo, u ndal edhe tek ceshtja e Kodit Zgjedhor. Sipas tij, "ai eshte nje Kod Zgjedhor i diskutueshem, mjaft problematik, per te cilen nuk kemi qene dakord ne shume aspekte te tij, sidomos ne shkallen dhe nivelin e perfaqesimit te partive ne administrimin e procesit zgjedhor"

Presidenti Topit, takim me homologun Klaus


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›