Kodi, te henen ne Kuvend, mbyllet sesioni i vjeshtes
Dekreti i Presidentit per ligjin e Kodit Zgjedhor dhe projektligji "Per Prokurorine", jane dy ceshtjet qe pritet te diskutohen ne seancen plenare te se henes ne Kuvend. Seanca e se henes eshte e fundit per kete vit dhe per gjithe sesionin parlamentar te vjeshtes. Per te dyja keto ceshtje mazhoranca dhe opozita kane gjetur konsensus, duke i miratuar ato ne komisionet perkatese. Ligji i Kodit Zgjedhor, pas kthimit ne Kuvend nga Presidenti i Republikes me 3 dhjetor, u rishqyrtua nga nje komisioni i posacem zgjedhor, i cili miratoi nje dispozite transitore, qe i hap rrugen caktimit te dates se zgjedhjeve parlamentare 2009, nga Kreu i Shtetit. Ky i fundit e dekreton daten e zgjedhjeve 7 dite pas miratimit te Kodit. Ligji i ri Zgjedhor percakton rregullat per pergatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikeqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise dhe per organet e qeverisjes vendore. Ndersa projektligji "Per Prokurorine" u miratua dje nga Komisioni i Ligjeve me konsensusin e deputeteve te te dyja paleve, por i kontestuar nga grupet e interesit, ne kete rast Prokuroria e Pergjithshme. Ligji i ri, qe per nga rendesia ne reformimin e sistemit te drejtesise, renditet i dyti pas ligjit "Per organizimin e pushtetit gjyqesor" dhe kerkon miratim me shumice te cilesuar votash, pra me 84 vota.