"Komandot" shqiptare ne Irak, ne 5 misione, arriten ne 1 338 trupa
Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Gjeneral brigade Maksim Malaj ishte i pari qe mbajti fjalen e tij gjate ceremonise se djeshme ushtarake. Gjate fjales se tij, Malaj theksoi se pese vite me pare sheshi "Skenderbej" ishte vendi nga u nisen per misionin e tyre trupat komando. "U nisem per t'u bere pjese e sfides se madhe, me te cilen u perball komuniteti i vendeve demokratike e progresive ne kete Lufte, per t'u bere pjese e vullnetit dhe e forces, per t'i kthyer lirine popullit iraken dhe sigurine rajonit e te mbare botes", deklaroi gjenerali Maksim Malaj. Sipas tij, me kontributin dhe me profesionalizmin ushtarak, keto forca lartesuan me shume emrin e Shqiperise dhe kryen nje investim madhor, ne rrugen drejt integrimit te plote ne NATO. Nga shefi i Shtabit te Pergjithshem i Forcave te Armatosura, Malaj nje falenderim i vecante erdhi edhe per prinderit, femijet, bashkeshortet, familjare e te aferm te ushtarakeve pjesemarres ne kete mision. Kontingjenti i pare i trupave ka pasur ne perberje te tij 71 ushtarake, te cilat me pas, ne kontingjentin e peste u rriten ne numer me 120, duke u shnderruar ne kompani "Komando", si pjese perberese e Brigades Shumekombeshe te drejtuar nga SHBA. Aktualisht ne Irak vepron SHBA me 143 mije trupa, Britania me 4100 trupa, Rumania me 600 trupa, Australia me 300 trupa, El Salvador me 200 trupa, Bullgaria me 155 trupa Danimarka me 55 trupa, Lituania me 53 trupa dhe Estonia me 38 trupa.