E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Oketa, dekorata per misionin e sapokthyer

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka dekoruar dje me medalje, disa kontingjente pjesemarrese ne misionin "Liria e Irakut", si dhe me urdher te vecante ka dekoruar me medaljen "Per pjesemarrje ne sherbimet nderkombetare" te gjithe oficeret, nenoficeret dhe ushtaret qe moren pjese ne kete mision. Ne ceremonine e djeshme u zhvillua edhe nje demonstrimi ajror i helikoptereve te FA Shqiptare ne shenje pershendetjeje per perfundimin me sukses te plote te ketij misioni mjaft domethenes per Shqiperine dhe Forcat e saj te Armatosura. Ceremonia e djeshme ishte edhe faza permbyllese e nje vargu aktivitetesh qe kane filluar qe me me date 20 dhjetor 2008, kur ne Aeroportin e Rinasit, te paret qe u kthyen ne atdhe, ishin 95 trupat ushtarake te misionit shtese te Bagdadit, te shoqeruar nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem, ndersa me 23 dhjetor u priten 120 trupat e Kontingjentit te 12-te Paqeruajtes qe vinin nga Mosuli i Irakut. Misioni "Liria e Irakut" startoi ne prill 2003, me kontributin e trupave ushtarake te Regjimentit Komando.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›