E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihen për një femër, plagoset adoleshenti

Sherri për një femër ka përfunduar me plagosjen e një 18-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e Drejtorisë Arsimore të Tiranës ku gjatë një zënke ka mbetur i plagosur Valen Abazi. Sipas policisë mësohet se 18-vjeçari kishte shkuar në drejtori për të tërhequr formularin A4 për të konkurruar për në universitet, kur në oborr ka nisur një grindje me një tjetër bashkëmoshatar, i cili ishte i shoqëruar me një femër. Burimet policore pohojnë se i plagosuri ka nisur grindjen, duke i thënë 18-vjeçarit dhe shokëve të tij të mos i shikonin të dashurën. Më pas, ata janë përgjigjur se po plotësonin formularin A4, por këtu ka nisur edhe grindja mes tyre ku pas fjalëve fyese, autori ka kërkuar edhe ndihmën e shokëve, të cilët kanë ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka mbetur i plagosur Valen Abazin, i cili është aplikonte për student. Sipas policisë, i riu ka marrë plagë në shpatull dhe në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›