Italia sjell në pranga trafikantin e femrave
Ekstradohet nga Greqia një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim nga policia për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese. Adrian Goxhaj nga Fieri është ekstraduar dje nga Athina e Greqisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 10 korrik të vitit 2003, e ka dënuar atë me 11 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të "shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese". I ekstraduari Adrian Goxhaj i ka propozuar për martesë shtetases me inicialet A.SH., duke i premtuar një jetë më të mirë në Itali. Pas mbërritjes në Itali ai e ka detyruar atë të punojë si prostitutë, duke përdorur presion psikologjik dhe dhunë. Denoncimi i vajzës bëri që policia ta shpallte në kërkim atë ndërsa gjykata fajtor.