E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prej kohesh ne kerkim, Arrestohet Keqi

Krujë-Forcat e policisë pas një periudhe të gjatë ndjekje kanë arritur që të vënë në pranga Gentian Deliun (Keqi). Ai ishte shpallur person në kërkim që në vitin 2006, pasi kishte qëlluar me armë një shofer furgoni në fshatin Gramëz të rrethit Krujës. Por gjate dy viteve arrati ka kryer edhe sere veprash te tjera penale. Po keshtu edhe para 2006-es ka qene i denuar per vjedhje e kanosje me arme.

Një mjet ndërsa po udhetonte në rrugën nacionale papritur ështe qëlluar me një breshëri automatiku, shënjestër ishte drejtuesi i këtij mjetit.

Për arrestimin e Gentian Deliut  janë organizuar disa operacione të cilat më parë kishin dështuar për shkak se ai fshihej me shumë kujdes. Policia e Krujës mori masa të plota dhe në kushtet e sekretit organizoi një operacion të shpejtë në bashkepunim me forcat e specializuara të Reneas ku arriti të vërë nën pranga personin e konsideruar si person me rrezikshmeri shoqërore të shkallës së lartë. Operacioni nisi në oret e natës në të gdhirë të së enjtes dhe u finalizua sot rreth orës 10.30.

Për arrestimin e tij kishin ardhur urdhëra të prera, sepse sipas burimeve policore, edhe gjatë kohës që ishte në arrati ka bërë disa krime të tjera. Gjatë kohës që ka qenë  në kërkim ndaj tij kane filluar dhe 3 çështje penale për kanosje dhe arme mbjatje pa leje te cilat jane në proces gjyqsor. Ndërsa mësohet se ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje nën presionin e armës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›