Plagoset hajni
Një person, i cili dyshohet se ka shkuar për të vjedhur në një shtëpi shqiptari në fshatin Jashanicë të Klinës, është plagosur me arme zjarri nga pronari i shtëpisë.
Ngjarja konfirmohet nga policia dhe thuhet të ketë ndodhur natën në mes të së mërkurës dhe enjtes, rreth orës 00:52 min.
Në komunikatën e policisë thuhet se është arrestuar një i dyshuar shqiptar, i cili e ka plagosur me armë-revole Zastava të dyshuarin, mashkull shqiptar, i cili kishte hyrë në oborrin e të dyshuarit. Pronari i shtëpisë kishte shtënë tri herë nga arma - një revole TT, e cila është konfiskuar.
I dyshuari i plagosur gjendet në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor-nën përkujdesje të policisë, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin është konfiskuar edhe një revole e tipit Mod-70, kal.7.65 mm me një karikator të zbrazët.
Policia nuk ka treguar se kush janë këta persona e as nga është viktima.