"Çibuku" i Aldo Bares, pse e ekzekutoi kreun e SHIK-ut
Policia e Fierit zbulon detajet e vrasjes së kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar në Lushnjë, Bashkim Shkurti, në vitin 1998. Një ditë pas publikimit në gazetën "Shqip" të lajmit për përfundimin e hetimeve të kësaj dosjeje, zyrtarët e policisë saktësuan disa elemente të ngjarjes së rëndë. Kështu, në përfundim të hetimeve ka rezultuar se vrasja e ndodhur në vitin 1998 në mes të qytetit të Lushnjës ka për autor një anëtar të Bandës së Aldo Bares. Autori i vrasjes rezulton të ketë qenë Leonard Prifti, i cili njihej me pseudonimin "Çibuku" dhe konsiderohej si një nga anëtarët më aktivë të kësaj bande.
Hetimet
Burimet nga Policia e Fierit bëjnë të ditur për gazetën "Shqip" se dosja e vrasjes së oficerit të SHIK-ut ka qenë gjithnjë e lidhur me dosjet voluminoze të aktivitetit kriminal të bandës famëkeqe të Lushnjës. Që në momentet e para pas ekzekutimit, policia ka dyshuar implikimin e bandës dhe anëtarëve të saj në këtë vrasje, por kanë qenë provat e pamjaftueshme ato që nuk e kanë zbardhur me kohë ngjarjen në fjalë. Së fundi, pas rihapjes së hetimeve u siguruan edhe dëshmitë, si dhe provat e pakundërshtueshme që vërtetojnë se Bashkim Shkurti është vrarë për llogari të Bandës së Aldo Bares. Autori i ekzekutimit, sipas burimeve zyrtare të grupit të hetimit në Drejtorinë e Policisë së Fierit, është Leonard Prifti. Ky i fundit është vrarë në korrik të vitit 2005.
Vrasësi nuk u arrestua kurrë
Mbrëmjen e vrasjes së Bashkim Shkurtit, si edhe disa ditë më vonë, policia mësohet se e ka skeduar emrin e Leonard Priftit si një person që duhej pyetur për rrethanat e ngjarjes, por çuditërisht ai asnjëherë nuk u pyet. Madje, edhe pas rihapjes së dosjes në vitin 2001 dhe 2003, ekzekutori Leonard Prifti nuk u mor asnjëherë në pyetje prej policisë dhe grupit të hetimit. Zbardhja e vrasjes së oficerit të SHIK-ut, si edhe gjetja e autorësisë, ka ardhur si rrjedhojë e gjykimit dhe hetimit të nisur ndaj të gjithë anëtarëve dhe aktivitetit të bandës së Lushnjës. Burime nga grupi i hetimit tregojnë se dëshmitë e siguruara nga anëtarët e arrestuar, si edhe nga ata që kanë pranuar të bashkëpunojnë, ka dalë i qartë ashtu si dhe i pjesëtarëve të tjerë edhe roli i Leonard Priftit. Gjithashtu, grupi i hetimit ka bërë edhe përputhjen e dëshmive me provat ligjore e shkencore të dokumentuara për dosjen në fjalë. Përputhja dhe shqyrtimi i tyre ka treguar se Bashkim Shkurti është vrarë nga Leonard Prfti. Policia po heton se kush e ka marrë vendimin për vrasjen e shikasit, kush e ka dhënë urdhrin si edhe motivin, megjithëse burime nga brenda saj tregojnë se ka qenë kreu i bandës, Aldo Bare, ai që ka dhënë urdhër dhe më pas ekzekutorët e bandës, një prej të cilëve ishte edhe Leonard Prifti, kanë vepruar.
Ekzekutimi
Sipas policisë, anëtarët e Bandës së Aldo Bares kishin dyshime se Bashkim Shkurti kishte zbardhur disa vrasje, për të cilat dyshohej banda e Lushnjës. Sipas deklaratave të dëshmitarëve dhe hetimeve të bëra, rreth orës 20.15 të datës 11 maj 1998, Bashkim Shkurti sapo kishte dalë nga një lokal në qendër të qytetit, në afërsi të monumentit "Toka Jonë". Ai ka qenë duke ecur i vetëm në trotuarin e rrugës, shumë pranë shtëpisë së tij kur është qëlluar befas me një armë zjarri, duke mbetur i plagosur rëndë. Vendi i ngjarjes shihej nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe të shtënat i ka dëgjuar edhe e shoqja e Bashkimit, Sanija, e cila ka dalë me të shpejtë jashtë dhe është gjendur pranë të shoqit. Bashkimi i plagosur është nisur menjëherë për në spitalin e qytetit, ku ka arritur gjallë. Nga të afërmit e tij mësohet se Shkurtit i është dhënë edhe ndihma e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës, por duke parë gjendjen e tij kritike është menduar ta dërgonin në Tiranë. Ai, i shoqëruar nga familjarët, është nisur urgjent për në kryeqytet, por nuk ka mundur të mbërrijë dot, pasi ka ndërruar jetë në afërsi të Kavajës. Bashkim Shkurti kishte drejtuar për 5 vjet shërbimin sekret në rrethin e Lushnjës dhe u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare.
Vrasja e vrasësit
Krimi i dyfishtë në
festën e fitores së PD-së
Leonard Prifti, autori i vrasjes së kreut të SHIK-ut të Lushnjës, u vra më 5 korrik të vitit 2005. Burime zyrtare të policisë tregojnë se Leonard Prifti është vrarë mbrëmjen e 5 korrikut të katër viteve më parë në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjës, vetëm një metër larg zyrave të shtabit elektoral të PD-së së qytetit. Në raportin e mbajtur në vendin e ngjarjes, oficeri i policisë gjyqësore ka shkruar se i kërkuari nga policia, Leonard Prifti, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas goditjes në trup me një breshëri automatiku. Ngjarja në fjalë ka ndodhur kur në rrugët e Lushnjës, simpatizantët e Partisë Demokratike ishin duke festuar fitoren e arritur në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005. Nga raportet e mbajtura në polici detajohet se pak para vrasjes së Priftit, ky i fundit kishte kryer edhe ekzekutimin e fundit. Atë mbrëmje Prifti ka ndjekur 50-vjeçarin Baki Taullau derisa ka shfrytëzuar momentin për ta ekzekutuar. Leonard Prifti, i njohur si "Çibuku", ka hapur zjarr në mes të turmës së njerëzve euforikë për fitoren e PD-së, duke lënë të vdekur 50-vjeçarin Taullau. Ai ka tentuar të largohet menjëherë prej vendit të ngjarjes, por kanë qenë të afërmit e viktimës ata që nuk e kanë lënë. Mësohet se familjarët e Taullaut kanë qenë gjithashtu të armatosur dhe janë kundërpërgjigjur në mënyrë të menjëhershme, duke eliminuar njërin prej personave më të kërkuar në vend. Policia thotë se autorët e vrasjes së 27-vjeçarit Leonard Prifti kanë qenë dy djemtë e Baki Taullaut.
Vrasjet e "Çibukut"
Gjatë gjykimit të anëtarëve të bandës së Lushnjës, si edhe nga hetimet në vijim të policisë, ka rezultuar se Leonard Prifti është autor i mjaft ekzekutimeve të kryera nga banda ku bënte pjesë. Pas vdekjes atij i është ngarkuar përgjegjësia për vrasjen e nënkryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Drago Voshtina, oficerit të policisë Kledi Bano, mikut të tij të ngushtë Erion Çami dhe kreut të SHIK-ut të Lushnjës, Bashkim Shkurti. Këtyre ekzekutimeve u shtohet edhe vrasja e Baki Taullaut, ndërkohë që ekspertët e krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier pohojnë se ky person mund të ketë kryer edhe krime të tjera, të cilat po hetohen.