E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davidenko, në finale kundër Xhokoviç

Nikolai Davidenko mposht skocezin Endi Murrai dhe kualifikohet në finalen e "Masters Cup". Tenisti rus ka fituar lehtësisht pas dy seteve dhe sot do të përballet me serbin Novak Xhokoviç për trofeun në turneun e Shangait. Davidenko fitoi me vështirësi në setin e parë, me rezultatin 7-5, ndërsa seti i dytë ishte thuajse një formalitet dhe përfundoi 6-2. Ndërkohë, Xhokoviç, i cili renditet në vendin e tretë në klasifikimin botëror për meshkuj, kaloi në finale pas fitores në tri sete me francezin Zhil Simon (4-6, 6-3, 7-5). Fituesi i "Masters Cup", aktivitet që zhvillohet në fusha me çimento, do të përfitojë shifrën e 4 milionë e 450 mijë dollarëve amerikanë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›