E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me kallashnikov për kufirin e tokës

Një konflikt për pronën në fshatin Tëpla të Komunës Golaj në Has ka përfunduar me plagosjen rëndë të një 53-vjeçari. Mësohet se Beqir Rada, 55-vjeç, nga fshati Tëpla, rreth orës 16:00 të së mërkurës ka qëlluar me armë automatik kallashnikov kundër bashkëfshatarit të tij, shtetasit Idriz Ferizolli, duke e plagosur rëndë në pjesën e kokës dhe në njërën këmbë. Burime të policisë bëjnë të ditur se konflikti kishte si pikënisje një mosmarrëveshje për kufirin ndarës të arave të tyre. Agresori kishte qëlluar mbi 53-vjeçarin dhe vetëm pas një ore është arrestuar nga policia lokale. I plagosuri është dërguar në spitalin e Kukësit, ku ka marrë mjekimin e parë, por më pas është dërguar në Tiranë për trajtim më të specializuar në Spitalin Ushtarak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›