E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset në aksident punonjësi i policisë rrugore

Nga përplasja e dy automjeteve ka mbetur i aksidentuar rëndë një punonjës i policisë rrugore në Rrethin e Peqinit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të ditës së djeshme, në vendin e quajtur "Kryqëzimi Gjoçaj", pak kilometra në dalje të qytetit të Peqinit. Burimet e policisë lokale pohojnë se makina tip "Benz" me targa AB135PK, me drejtues 35-vjeçarin Ramazan Trimi, është përplasur me mjetin tip "Benz", me targa TR2747G, me drejtues Arben Memën. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të dëmtuar rëndë Ramazan Trimi, si dhe punonjësi i policisë së Qarkullimit Rrugor, 44 vjeçari I.M., që ishte me shërbim në linjë dhe që udhëtonte me këtë makinë në mungesë të makinës së tij. Dy të dëmtuarit janë dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, nga ku punonjësi i policisë rrugore është nisur me urgjencë drejt një spitali në Maqedoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›