E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me thikë homoseksuali Anxhela

I plagosuri u dërgua në spital dhe pas mjekimit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nisin hetimet


TIRANE- Plagoset me thikë në qendër të kryeqytetit homoseskuali i njohur me emrin Anxhela. Policia nis hetimet ndërsa dyshimet e saj bien mbi një të njohur të homoseskualit, i cili mund të jetë ndoshta një nga tranvestitët e tjerë të grupit, ose ndonjë prej personave që rrinë me ta.


Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje rreth orës 22:00, në qendër të Tiranës pranë pallatit të Kulturës, kur Anxhela u godit me thikë në bark nga një person i panjohur.


Menjëherë pas ngjarjes, policia nisi hetimet për ngjarjen, duke shoqëruar disa prej personave që shoqërohen me grupin e personave që enden në zonën e parkut Rinia, si dhe në zonën pas Pallatit të Kulturës.


Në total, sipas burimeve të policisë, në ambientet e saj janë shoqëruar më tepër se 10 persona të cilët mendohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes së mbrëmjes së djeshme në qendër të kryeqytetit.


Ndërkaq, homoseskuali i plagosur është dërguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak në kryeqytet për t'i dhënë ndihmën e nevojshme të plagosurit. Menjëherë pas mbërritjes në spital, i plagosuri i është nënshtruar ndërhyrjes së mjekëve të cilët i kanë qepur plagën dhe ia kanë mjekuar.


Pas ndërhyrjes së bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e Anxhelës ka kaluar rrezikun dhe më pas është shtruar në një nga pavionet e spitalit ushtarak për t'u mbajtur nën vëzhgim nga mjekët.


Ndërkaq, policia pas veprimeve të kryera në vendin e ngjarjes dhe marrjes së dëshmive, të ndryshme ka ngritur dyshimet e para mbi ngjarjen.


Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja mund të ketë pasur si motiv konkurencën mes viktimës dhe agresorit, ndërsa nuk përjashtohet pista e një plagosjeje nga ndonjë klient i mundshëm i Anxhelës. Ndërkaq 9 muaj më parë, në afërsi të ish- hotel Drinit, një tjetër homoseksual mbeti viktimë e dhunës. Kristina, siç njihej viktima, u pre në fyt me thikë nga një klient, që tashmë është në hetim, ndërsa dyshohet se si shkak i ngjarjes mund të ketë qenë tentativa për grabitje e homoseskualit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›