Plagoset me thike mjeku vlonjat
Nje mjek i njohur ne qytetin e Vlores ka rene pre e dhunes se nje personi ende te panjohur. Neurologu, 65 vjecar Kosta Koci ka marre plage te renda pas kater goditjeve me thitke nga nje i panjohur. Mjeku Koci ka dale nga shtepia e tij, pasi ishte kerkuar nga nje paciente qe e priste prane klinikes se tij, dhe vetem disa metra larg saj, ai eshte takuar me nje person rreth te 30-tave. Sipas deshmitareve, pasi jane takuar, personi i paidentifikuar eshte perqafuar me neurologun, por nderkaq, ai e ka qelluar me thike dy here ne qafe dhe dy here ne fytyre. Po sipas deshmitareve, pasi ka pare mjekun te bjere perdhe, agresori eshte larguar ne drejtim te Kinoteatrit Petro Marku, duke humbur gjurmet. Sipas mjekeve gjendja shendetesore e Kosta Kocit eshte kritike per jeten, pasi nje prej plageve i ka demtuar arterien ne qafe. Punonjesit e policise kane nisur kerkimet per autorin e plagosjes, dhe po pyesin deshmitaret per te pasur sa me shume detaje mbi sulmin ndaj mjekut. Aktualisht nuk ka nje piste konkrete nga ana e policise per rrethanat e ngjarjes, por mendohet se gjithcka mund te kete ndodhur per arsye te profesionit.