Sot, gjyqtarët penalistë të Gjykatës së Tiranës në godinën e re
Sot përfundon transferimi i gjyqtarëve të seksionit penal të Gjykatës së Tiranës për në godinën e re, aty ku deri një muaj më parë ishte Gjykata e Krimeve të Rënda. 15 gjyqtarët penalistë të Gjykatës së Tiranës do të kalojnë me zyra në godinën e re, e cila prej dy javësh është duke u rregulluar për të sistemuar “pronarët” e rinj, të cilët që sot do fillojnë zhvillimin e gjyqeve në këto ambiente. Do të jenë vetëm tri kate të ndërtesës që do të popullohen nga gjyqtarët penalistë të Shkallës së Parë, pasi kati i tretë është parashikuar të sistemojë gjyqtarët administrativë. Gjyqtarët do të kenë zyrat e tyre, tre salla gjyqi në katin e parë të ndërtesës, ndërkohë që kancelari dhe kryetari i gjykatës do i kenë zyrat në godinën kryesore, nga ku gjyqtarët janë duke lëvizur për të kaluar në zyrat e reja. Vendimi për kalimin e tyre në godinën e re është marrë nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili me një urdhër të brendshëm vendosi transferimin e seksionit penal në godinën ku më parë ishin Krimet e Rënda, si dhe ndryshimin e sekretareve për të gjithë gjyqtarët. Transferimi i gjyqtarëve, sipas burimeve nga institucioni i Drejtësisë, do të eliminojë shtyrjen e seancave gjyqësore për shkak të avokatëve, duke qenë se gjykatat penale janë afër. Gjithashtu, do jetë më e lehtë pjesëmarrja në disa procese gjyqësore te Krimet e Rënda për këta gjyqtarë penalistë, të cilët janë përfshirë në disa dosje të bujshme, si Banda e Lushnjes, pas konsumimit të gjyqtarëve të Krimeve të Rënda në procese të tjera për pjesën e parë të bandës. Megjithatë, ky transferim nuk është pritur aspak mirë nga vetë gjyqtarët e prekur nga këto ndryshime. Sipas tyre, nuk kishte asnjë arsye pse të ndërronin ambiente dhe të shkonin në godinën pranë burgut 313-të, pasi prej disa kohësh Gjykatës së Tiranës i është dhënë godina e KESH-it ngjitur me të, e cila do të sjellë krijimin e hapësirave të reja si për salla gjyqi, ashtu dhe për zyra gjyqtarësh. Në Gjykatën e Tiranës do të ngelen vetëm gjyqtarët civilistë dhe ata që gjykojnë çështjet administrative, këta të fundit derisa të vendoset nisja e shpërnguljes drejt zyrave të reja. Specifika e Gjykatës së Tiranës do të jetë vetëm në trajtimin e çështjeve me karakter civil, për të cilat janë 30 gjyqtarët e tjerë që do të vazhdojnë normalisht detyrën e tyre në godinën aktuale. Sipas vendimit të marrë nga ana e ministrit të Drejtësisë, me ndarjen e re të Gjykatës së Tiranës në dy pjesë, gjykata civile parashikohet të mos ketë më punonjës sigurie të gjykatës, por vetëm efektivë të policisë dhe ato të burgjeve, të cilët do kenë si detyrë garantimin e sigurisë për gjyqtarët dhe ambientet e kësaj gjykate.
Reagimi
Urdhri i ministrit të Drejtësisë është kundërshtuar ashpër nga gjyqtarët, të cilët mendojnë se nuk ishte kjo ajo që prisnin kur kërkonin shtim ambientesh. Sipas tyre, prej kohësh me vendim qeverie është marrë në pronësi godina e OSSH-së ngjitur me gjykatën, e cila do të shtonte ndjeshëm ambientet për salla gjyqi dhe zyra gjyqtarësh, ndërkohë që de jure është marrë si godinë, de facto ende nuk është marrë në dorëzim. Gjithashtu, edhe shkurtimi i vendit të punës për zëdhënësen e gjykatës është konsideruar një gabim, duke aluduar për mungesë transparence në punën e gjyqësorit, ndërkohë që trumbetohet për transparencë gjatë gjithë kohës. Ndërkohë që krejt ndryshe është perceptuar nga kreu i institucionit të Drejtësisë transferimi i gjyqtarëve penalistë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ministri ka menduar që me kalimin e gjyqtarëve të seksionit penal në këtë godinë do ketë përqendrim të gjyqtarëve penalë në një vend, lidhja direkte me paraburgimet dhe shtim i masave të sigurisë, dhënia fund e justifikimeve të avokatëve për largësi mes gjykatave për pjesëmarrje në proceset gjyqësore. Me bashkimin në një vend të gjykatave penale, mendohet t’i jepet fund dështimit të seancave gjyqësore për mungesë të avokatëve, me justifikimin se ishin në një tjetër gjyq penal dhe se nuk kishin mundësi kohore për t’u kthyer. Gjithashtu, me afrimin e dy gjykatave, do të jetë më e lehtë për disa gjyqtarë të deleguar të Gjykatës së Tiranës që të marrin pjesë në kohë në proceset gjyqësore të Krimeve të Rënda.