E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset në Fier shefi i krimeve të Lushnjës, policia gjen pistoletën por ende jo autorin

Fier, 25 janar, NOA Një ngjarje e rëndë ka
ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fierit, ku nga një
goditje me armë zjarri ka mbetur i plagosur shefi i Krimeve të Lushnjës, Altin Hadëri.

Sipas të dhënave paraprake nga burimet
policore të Fierit për agjencinë e Lajmeve NOA, Hadëri rezulton i plagosur nga
një plumb në bark, por për fat të mirë ai i ka shpëtuar vdekjes nga goditja.

Mësohet se ai aktualisht ndodhet në spital nën
kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, forcat policore bëjnë me dijeni se
nuk e dinë ende identitetin e autorit të ngjarjes, por në vendngjarje ato kanë
mundur të gjejnë armën e krimit, e cila rezulton të jetë një pistoletë.

Grupi hetimor menjëherë është vënë në punë për
hetimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes së rëndë, në një kohë që policia
është vënë në kërkim të autorit të saj.Në një njoftim të saj paraprak thuhet se ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të detyrës që mbante Hadëri në krye të Krimeve të Lushnjës dhe se pistoleta ishte artizanale.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›