E Diel, 1 Nëntor 2026

Bëjnë sherr në bilardo, vritet me armë zjarri një 37-vjeçar. Policia po kërkon autorin

Fushë Krujë, 25 janar, NOA Askush nuk e
kishte menduar e një lojë bilardo, në vend që të kthehej në një kënaqësi apo mënyrë
për të kaluar kohën në një qytet të vogël, të kthehej në një shkak për krim të
rëndë.

Fjala është për një një ngjarje të rëndë e
cila ka tronditur Fushë-Krujën, pasi një  37-vjeçar është vrarë me pistoletë ndërsa
luante në një nga bilardot e këtij qyteti.

Bëhet fjalë për shtetasin Artan Elezi, i cili mësohet se është qëlluar për
vdekje nga 30-vjeçari Skerdilajd Shala.

Grupi hetimor i cili ka shkuar menjëherë në
vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht krimin.

Ndërsa policia është vënë në kërkim të kapjes
së autorit, i cili kreu këtë krim të rëndë.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›