E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë e 313-ës braktisin grevën

TIRANE – Dalin nga greva gratë e paraburgosura. 

 Lajmin e pohojnë burime zyrtare të burgjeve, sipas të cilave gjithçka u arrit pas kontakteve të punonjësve të Kujdesit Social, duke arritur t’i bindnin gratë. Gjithçka erdhi pasi grevisteve iu shpjegua se, kjo nuk është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet, që kanë me organet e drejtësisë. Greva e urisë në qelitë e 313 vazhdoi për pesë ditë me radhë, ku shtatë gra të drejtuara nga Albana Laze, refuzuan kategorikisht ushqimin, duke mos pranuar asnjë lloj ndërhyrje dhe takime. Kërkesa e tyre ishte rishikimi i vendimit gjyqësor dhe masa e sigurisë. Gjithashtu, ato kërkonin takim me prokurorët ose hetuesit e çështjeve, me të cilët nuk kishin kontaktuar që prej marsit 2008. Mbi këto gra rëndojnë akuzat për mashtrim, drogë e prostitucion.                    f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›