Plagoset për hakmarrje, në derën e shtëpisë
14/06/2005 Qëllohet nga larg, me gjashtë plumba, 33-vjeçari
KORÇE - Jeta e 33-vjeçarit Edmond Kodra, nga lagjja “Radanec” e qytetit të Korçës, është rrezikuar seriozisht nga një atentat në orën 03.00 pas mesnate të ditës së hënë. Gjashtë fishekë janë shkrehur në drejtim të tij nga persona ende të paidentifikuar nga policia, por vetëm një plumb ka përshkuar trupin e tij, duke i kaluar në afërsi të zemrës.
Kodra është gjetur mes një pellgu gjaku në afërsi të banesës së tij. Në këtë kohë, ai kishte qenë duke u kthyer për në shtëpinë e vet, ndërsa kishte kaluar në shoqërinë e disa sportistëve për festë ditëlindjeje.
Ngjarja është pohuar edhe nga burime të policisë së Korçës, të cilat kanë vënë në dukje se Edmond Kodra është qëlluar nga njerëz të paidentifikuar, por që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, pasi i dëmtuari rezulton të jetë person i skeduar në polici.
Të plagosurit rëndë i është dhënë ndihma e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Korçës, por mjekët e këtij qyteti nuk kanë qenë shumë optimistë për mbijetesën e 33-vjeçarit. Për këtë arsye është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës.
Ngjarja e Edmond Kodrës është pritur me mjaft tronditje, ankth dhe frikë nga qytetarët korçarë, të cilët kohët e fundit kanë përjetuar ngjarje të tilla hakmarrjesh, të cilat janë shoqëruar më vdekje të përgjakshme.
Policia e Korçës me të marrë njoftimin është gjendur me urgjencë në vendngjarje, por ndërkohë autorët ishin larguar nga vendi i krimit. Gjatë pasmesnatës janë marrë të gjitha masat për bllokimin e daljeve dhe hyrjeve në qytetin e Korçës për të mos u lënë asnjë mundësi atentatorëve për t’u larguar nga qyteti. Informacionet zyrtare të policisë thanë për gazetën “Metropol” se atentatori apo atentatorët e Kodrës kishin qëlluar nga një distancë e largët dhe ndoshta kjo kishte qenë dhe arsyeja që gjashtë plumbat nuk kishin qenë në objektivin e tyre.