E Diel, 1 Nëntor 2026

ILO 115 milione femije ne pune te rrezikshme

Aktualisht në botë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, punojnë rreth 115 milionë fëmijë në punë të rrezikshme, e përpara kësaj situatë ILO, e ka shpallur këtë vit si vitin e sensibilizimit të popujve në reduktimin e këtij fenomeni.

Ndërkohë, sipas statistikave të prezantuara nga autoritetet e ministrisë së punës në vendin tonë, puna e fëmijëve këtë vit, krahasuar me një vit më parë, duket se ka patur një rënie.

"Vihen re tendenca në rënie të numrit të fëmijëve që punojnë, konkretisht, referuar statistikave rezulton të jenë të punësuar në total 70 fëmijë, nga të cilët vetëm dy fëmijë i përkasin grupmoshës 16 vjeç"-tha Filloreta Kodra, Zv/ministre e Punës.

Ndërkohë sindikata e arsimit konstaton se në tre shkolla 9-vjeçare në Bathore, në Korçë dhe në Levan të Fierit ka një braktisje të lartë të tyre, pasi nxënësit janë të detyruar të punojnë.

Vendi ynë ka një ligj për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ai e ndalon punësimin e fëmijëve nën 16 vjeç, duke përjashtuar rastet e lehta të cilat nuk dëmtojnë shëndetin e tyre.

Por duket se ne rastin e braktisjes në masë të fëmijëve nga këto tre shkolla, ky ligj nuk po gjen zbatimin e duhur. Ndërkohë ILO ka shpallur si prioritet që deri në vitin 2016, eleminimi i punës të reduktohet në masë të ndjeshme.

Edlira Sulejmani

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 11 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›