Siri, vritet në Homs një gazetar francez
HOMS - Një gazetar francez u qëllua sot për vdekje në Siri, teksa raportonte nga vendi ku po zhvillohej një protestë pro qeveritare në qytetin e Homsit.
Gazetari që humbi jetën është Gilles Jacquier i televizionit Francë 2, i cili kishte ndjekur edhe zhvillimet në Libi.
Mediat vendase raportojnë se si pasojë e shpërthimeve, një tjetër gazetar me kombësi belge mbeti i plagosur.
Ndërkaq në një reagim të saj, shefja e diplomacisë europiane, Ashton u shpreh se presidenti Bashar Al-Assad ka humbur legjitimitetin për të qeverisur popullin sirian.
(er.nu/news24/BalkanWeb)