E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsulentë gjermanë do të vendosin për rrënojat e kalasë

Rrënojat e Kalasë së Tiranës, që u zbuluan pak ditë më parë gjatë punimeve të bashkisë, kanë vënë në dilemë këtë të fundit pasi rrënojat gjenden në një nga rrugët ku bllokon qarkullimin e automjeteve. Bashkia e Tiranës po ezauron të gjitha mundësitë me ekspertë të huaj dhe shqiptarë për të gjetur një mundësi që rrënojat e kalasë të mos prishen dhe njëkohësisht të mos pengohet qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, u shpreh se Bashkia po koordinon punën për të gjetur zgjidhjen më optimale përsa i takon trafikut në pjesën e Unazës së Vogël ku u zbuluan rrënoja të reja nga Kalaja e Tiranës. Për këtë çështje, ekspertët e Bashkisë janë në bisedime me një grup konsulentësh gjermanë të trafikut, të cilët synojnë t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje. “Ekspertët po studiojnë trafikun në Tiranë për të parë mundësinë e rimodelimit të tij në pjesën e Unazës së Vogël, duke analizuar variante të devijimit për shkak të këtyre gjetjeve”, - u shpreh Shalsi.
Ndërkohë, ekspertët më të mirë, arkeologë, historianë etj, po punojnë për datimin dhe evidentimin e kalasë. Kjo gjetje tregon se themelimi i Tiranës është edhe më i vjetër.

26 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›