Goditja e Minarollit, nis gjyqi ndaj konsullit
Tirane - Gjykata e Tiranes nisi dje procesin ndaj ish-konsullit ne ambasaden shqiptare ne Athine te Greqise, Faik Dishnices. Ceshtja per te cilen gjykohet Dishnica ka te beje pikerisht me goditjen per shkak te detyres te pretenduar nga ambasadori Vili Minarolli. Gjate seances se djeshme, te dyja palet jane njohur me njera-tjetren rreth pretendimeve. Nderkohe qe prokurori i ceshtjes dha konkluzionet e hetimit para trupit gjykues te kryesuar nga Kreshnik Omari. Ngjarja, per te cilen akuzohet Dishnica, ka ndodhur kater muaj me pare ne ambasaden shqiptare ne Greqi, menjehere pas pushimit te ceshtjes ne ngarkim te Faik Dishnices, i cili dyshohej per falsifikim dhe shperdorim detyre. Padia e fundit eshte bere ne prokurori nga Ministria e Brendshme, pasi ish-konsulli akuzohet se ka goditur eprorin.