E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja per borxhin ne rulete, 5 vjet burg autorit

Redinalda Caushaj
Prokuroria e cileson vrasjen e administratorit te ruletes ne rrugen “Komuna e Parisit” si nje veprim te kryer nga autori Plaurent Hodaj ne kushtet e mbrojtjes, pasi ishte goditur i pari nga viktima. Pendesa dhe deshmia, se plagosjen me thike me pasoje vdekjen e 47- vjecarit Naim Durresi, gjashte muaj me pare ne Tirane, e kishte bere ne kushtet e nje tronditje te momentit, i kane kursyer 34-vjecarit te pandehur te pakten 15 vite burg. Gjykata e Tiranes denoi Plaurent Hodajn ne nje seance te vetme me pretencen e prokurorise, duke dhene 5 vite burg me gjykim te shkurtuar, per vepren penale te “vrasjes se kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme”. Po kjo ka qene edhe pretenca e dhene dje nga organi i akuzes. Motivi i konfliktit mes administratorit dhe lojtarit te ruletes ka ardhur pas nje borxhi prej 100 mije lekesh qe Hodaj i kishte dyqanit te lojerave te fatit dhe qe viktima pretendonte te merrte.
Gjykata vleresoi ne baze te provave te prokurorise per dosjen se perplasja mes Hodajt dhe Durresit kishte ardhur per 100 mije leke. Por situata kishte degjeneruar ne fyerje e goditje. I pandehuri ka deshmuar se para se te kryente krimin ishte goditur me grushte nga 47-vjecari, qe kryente rolin e administratorit ne rulete. Ndersa ka kerkuar te sqaroje debatin, Hodaj pretendoi se ishte rigoditur, ndersa i ka mbetur te kunderpergjigjet duke e qelluar me thike Durresin. Gjyqtari Kreshnik Omari, pasi degjoi po dje pretencen e organit te akuzes, qe kerkoi 5 vjet burg me gjykim te shkurtuar, vendosi kete mase denimi per Plaurent Hodajn. Prokurori Perparim Hasa vleresoi se krimi kishte ardhur pasi autori ishte fyer e goditur, duke e cilesuar si mbrojtje. Ne baze te vendimit, Hodaj do te perfitoje ulje te denimit me nje te tretat dhe do te vuaje 3 vjet e 4 muaj burg.
Krimi ndodhi me 26 prill te ketij viti, rreth ores 03:00 te mengjesit, kur Plaurent Hodaj ka shkuar ne nje lokal me lojera fati ne hyrje te rruges “Komuna e Parisit”, me qellim per te takuar administratorin Naim Durresi dhe sqarimin per nje konflikt te meparshem. Vete Hodaj deshmoi gjate seancave dhe pas arrestimit, se i kishte borxh ruletes nje shume prej 100 mije lekesh. Por debati eshte kthyer ne nje sherr midis tyre. Prokuroria deklaroi gjate hetimeve se viktima ne nje moment i eshte kthyer dhe e ka qelluar 34-vjecarin Hodaj. Nderkohe qe ky i fundit i nxehur ka nxjerre thiken qe mbante me vete, duke iu kunderpergjigjur me nje goditje. Naim Durresi eshte plagosur rende dhe ka vdekur disa minuta pasi ka mberritur ne Spitalin Ushtarak.
Si u arrestua Hodaj
Plaurent Hodaj u arrestua nga policia e Komisariatit nr. 2 ne Tirane, pak ore pas kryerjes se krimit, me 26 prill te ketij viti. Sipas prokurorise, 34-vjecari u akuzua per vepren penale te “vrasjes se kryer ne kapercim te kufijve mbrojtes se nevojshme” dhe e pranoi krimin gjate deshmise se dhene, duke perfituar edhe gjykimin e shkurtuar. Disa dite para se te ndodhte ngjarja, mesohet se Hodaj ka fituar nje shume te madhe lekesh ne rulete dhe ka vendosur ta nderpriste lojen, por me pas ka lindur edhe konflikti per borxhin qe duhet te paguante.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›