Sherr mes te fortesh, atentat te dera e spitalit
Durres- Perplasja mes te forteve ne Durres, perfundon ne nje atentat me bresheri “Kallashnikovi”. Nje 29-vjecar eshte plagosur rende dy dite me pare ne pjesen e pasme te spitalit rajonal, ndersa i eshte zene prite nga kundershtari i tij qe eshte arratisur pas krimit dhe u shpall ne kerkim. Burime zyrtare bene me dije se shenjestra e atentatit ka qene O. A., banues ne lagjen nr. 18 te Durresit, i cili ka marre disa plumba ne pjesen e barkut dhe pas nderhyrjes kirurgjikale dje ka dale nga rreziku per jeten. Ne kerkim eshte shpallur si i dyshuar Armando Troqe, 21-vjec, ndaj te cilit u ngriten akuzat e “vrasjes se mbetur ne tentative” dhe “armembajtjes pa leje”.
Per krimin qe ka tronditur jo vetem banoret, por edhe pacientet e shumte ne spital dhe mjeket, kane nisur hetimet nga nje grup ekspertesh dhe agjentesh te policise se Durresit. Paraprakisht dyshohet se behet fjale per nje rivalitet mes dy te rinjve ne zonen ku jetonin, dhe nje perplasje qe kishte lindur shume muaj me pare. “Plagosja ka ndodhur tek hyrja e pasme e spitalit, kur i dyshuari Armando Troqe, pas nje konflikti per motive te dobeta, ka tentuar te vrase me arme zjarri automatik 29-vjecarin me inicialet O. A.”, thane burime zyrtare. Per fat te mire spitali ka qene shume afer dhe mjeket munden te ndalonin hemoragjine si pasoje e plageve te shumta te shkaktuara nga plumbat. Bluzat e bardha thane se pacienti ka demtime ne pjesen e barkut, por pas operacionit ka kaluar rrezikun per jeten.
Policia ka marre ne pyetje deshmitaret e shumte ne vendngjarje dhe vete te demtuarin, ndersa ka zbardhur rrethanat dhe motivet. Autori i dyshuar i plagosjes, Armando Troqe, pas atentatit eshte larguar me shpejtesi nga vendngjarja, duke marre dhe armen me vete. Policia e shpalli ne kerkim dhe ushtroi kontrolle te shumta ne qytet, por pa arritur ta arrestojne.