E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thirrjet në celularin e Mushos u bënë nga një kabinë telefonike në SHBA

15/04/2005  Thirrjet telefonike, që i janë bërë në celular Agim Mushos, rezulton të jenë kryer nga një kabinë në SHBA. Ky fakt duket se ka vështirësuar identifikimin e personit që i ka kryer këto thirrje. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat shtuan se drejtësia amerikane ka dërguar përgjigje zyrtare rreth kërkimit që u krye atje për Irenën. Nisur nga dekarimet e Mushos, që prtendonte se Irena ndodhej në Amerikë, u kryen të gjitha verifikimet e mundshme, nga ku rezultoi se ajo nuk ndodhet atje. Por, një tjetër pikë kyçe e hetimit ka mbetur pa përgjigje. Është personi që i ka kryer thirrje telefonike bashkëshortit të Irenës, Agim Mushos, që mbetet ende i paidentifikuar. Burimet sqarojnë se me identifkimin e këtij personi do të sqaroheshin disa hallka të hetimit. Kjo pasi do të verifkohej nëse ai kishte miqësi me Mushon apo me Irenën. Nëse personi që kishte kryer thirrjet nga SHBA do të kishte lihje me Mushon, atëherë do të ngriheshin dyshimet se këtë skenar e kishte sajuar vetë ish-bosi i kompleksit “Bruno”. Ndërsa në të kundërt do të dyshohej se Irena ishte gjallë. Por nga verifkimet dhe hetimet e kryera nga drejtësia amerikane nuk është arritur të identifikohet ky person, thonë burimet. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore për gjetjen e Irenës nëse ajo është gjallë. Por, nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj si dhe nuk rezulton të ketë ikur jashtë shtetit në rrugë zyrtare apo ilegale, thonë burimet. Nuk ka ende asnjë provë që të vërtetojë se ajo është zhdukur, shtojnë ato. Për këtë shkak zyrtarisht ajo është shpallur e zhdukur nga prokuroria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›