Plagosja e militantit PS: Policia manipuloi, i arrestuari simpatizanti ynë
TIRANE- Partia Socialiste akuzon Policinë e Shtetit se po shtrembëron të vërtetën, dhe “po manipulon” incidentin e ndodhur gjatë mitingut të dy ditëve më parë te qendra “Kristal” në Tiranë. Gjatë një konflikit mes militantëve PS- LSI, mbeti i plagosur simpatizanti i Partisë Socialiste, 16-vjeçari Ali Doçi.
ARRESTIMI
Në lidhje me këtë plagosje polici arrestoi mbrëmë Arbër Llazar Ristanin, 21 vjeç, me banim në Tiranë, si të dyshuar si autor të plagosjes.
Sipas policisë "Autori, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, pas një grindje të çastit, dyshohen të jenë autor të plagosjes me thikë të 16 vjeçarit Ali Shkëlqim Doçi “- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga policia.
Gjithashtu policia kishte shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës edhe 8-9 persona të tjerë si persona që kishin dijeni për plagosjen.
REAGON PS
Arrestimi i 21 vjecarit, dhe shoqërimi është kundërshtuar nga deputetët PS,pasi sipas tyre, të ndaluarit ishin simpatizantë të PS, dhe nuk janë autorë të incidentit.
Disa deputetë së bashku me avokatin mbrojtës të të riut ishin vendosur mbrëmë para drejtorisë së policisë së Tiranës, ku dhe mbahej i paraburgosur Arbër Ristani.
Sipas deputetit socialist, Erion Brace, Arbër Ristani nuk është autori i plagosjes pasi me viktimën ata ishin miq shtëpie. Madje zoti Brace shkon më tej duke quajtur “turp” të policisë arrestimin e 21 vjecarit, dhe shoqërimin në polici të 8-9 djemve të rinj, simpatizantë të PS.
“Është turp që policia e shtetit ka ndaluar, apo shoqëruar gjatë gjithë ditës 8- 9 djem të rinj që kanë qenë me ne për gati 5 km në rrugëtim dhe nuk ka ndodhur asnjë gjë. Policia i merr, një pjesë i ka keqtrajtuar, sic dëshmojnë vetë të rinj, dhe arrijnë në konkluzionin e turpshëm sepse personi për të cilën bëhet fjalë dhe personi i plagosur janë miq shpie. Imagjino se deri ku arrijnë këta njerëz“- tha mbrëmë Brace.
REAGON AVOKATI
Edhe avokati mbrojtjës i Arbër Ristanit, Bledar Skenderi tha se ndalimet dhe arrestimi ishte një inskenim i policisë për të thënë që sherri ka ndodhur mes simpatizantë të PS-së.
“Ne mendojmë se ky është një inskenim i kryer nga policia për të thënë që ishte një sherr banal, ndërkohë që dy palët janë aktivistë të PS-së dhe sherri është kryer mes tyre, por kjo absolutisht nuk është e vërtetë”. Madje avokati Skënderi e quajti të kundraligjshëm, procesverbalin e prerjes së fletëarrestit në flagrancë ndaj 21 vjecarit.
Kryesocialisti Edi Rama vizitoi paraditen e djeshme në Spitalin Ushtarak 16-vjeçarin e plagosur dhe akuzoi LSI-në për acarimin e situatës në prag të zgjedhjeve të 8 majit.
(BalkanWeb)