E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Rama shton 10 autobuse Qëndrër –Ish Uzina Autotraktorëve

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama , ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 10 autobusëve të rinj, për linjën Qëndër Ish –Kombinati Autotraktorëve. Mjetet e reja, sipas bashkisë së Tiranës, do të ndryshojnë në mënyrë radikale kushtet e shërbimit në këtë linjë , duke e bërë edhe më komode për qytetarët.

Vetë kryebashkiaku Rama tha kjo është vetëm e një pjesë e projektit për transportin urban, pasi brënda një kohe të shkurtër parashikohet zëvëndësimi i të gjitha mjetet e vjetra të transportit urban, me mjete moderne. Për të parë më nga afër gjëndjen e autobusëve, Rama përshkroi disa stacione me një mjetet e reja.

“Askush nuk e përfytyronte deri dje se Tirana sot do të kishte linja autobusësh të standardit europian. Sot të gjithë kanë një mijë e një arsye për ta parafytyruar se nesër Tirana do të ketë një transport publik të integruar jo vetëm me autobusët e standardeve BE por me korsitë e dedikuara për autobusët.” – tha Rama.
Ai premtoi 88 km korsi të dedikuara për autobusët të cilat do të shpejtojnë jashtëzakonisht shumë lëvizjen e tyre.

Me herët kryesocialisti që në 8 maj do të garojë për mandatin e 4 në krye të bashkisë së Tiranës , zhvilloi një vizitë në njësinë bashkiake numër 4 . I shoqëruar edhe nga Vaid Kalaja , kandidati socialist për këtë njësi , Rama u takua me banorë dhe inspektoi disa rrugë të rikoisntruktuara me fondet e bashkisë.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›