E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lezhë, punonin arën pranë kabinës elektrike vdesin burrë e grua

LEZHE-Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kallmet të Lezhës kur dy bashkëshortë kanë gjetur vdekjen nga elektriciteti pranë një kabine elektrike. Zef dhe Leze Prenga përkatësisht 64 dhe 60 vjec, bashkëshortë kanë vdekur nga përcjellja e rrymës elektrike në trupat e tyre sot rreth orës 11 e 30 minuta.
Policia në vendgjarje ka nisur menjehere hetimet. Paraprakisht mësohet se bashkëshortët kanë qënë duke punuar tokën në afërsi të kabinës. Duket se mjetet e tyre të punës, lopatat kanë prekur telat që ishin lënë jashtë kabinës duke shkaktuar keshtu vdekjen e ciftit Prenga.
Po kështu TVNews24 mëson se para pak netësh në këtë kabinë është vjedhur transformatori dhe fije të shumta telash që përcillnin elektricitet kanë mbetur jashtë në mëshirë të fatit. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›