E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e të riut, policia njofton për ndalimin e 21 -vjeçarit

Policia e Tiranës ka bërë të ditur arrestimin e të dyshuarit si autor të plagosjes së 16-vjeçarit Ali Doçi dy ditë më parë në kryeqytet. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka theksuar se falë një pune hetimore dhe proçeduriale, u arrit kapja e shtetasit Arbër Ristani, 21 vjeç, me banim në Tiranë.
 

Sipas policisë kapja e autorit të dyshuar të kësaj plagosje u arrit në afërsi të rrugës "Margarita Turulani" në Tiranë, ku autori i dyshuar ndodhej në një banesë.

Sipas policisë Arbër Ristani, dyshohet se pas një grindje të çasti ka qëlluar me thikë 16-vjeçarin Ali Doçi të ndodhur dy ditë më parë , në afërsi të Qëndrës "Kristal" në Tiranë.

Ndaj 21 vjeçarit Arbër Ristani, është marrë masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të plagosjes me dashje ndërsa materialet i kanë kalaur Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›