E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapet 13 kg marijuanë, në pranga 26-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 13 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e drogës.

Burime nga policia bëjnë me dije se droga është sekuestruar në autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë ndërsa është arrestuar 26-vjeçari Ardit Bacja nga Gjirokastra.
 

Policia thekson se gjatë një kontrolli të ushtruar në autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë pranë pikës së Viroit është gjetur në bagazhin e autobuzit disa canta si dhe një valixhe e madhe me rrota ku ka rezultuar se brenda saj ishin fshehur pako të mbështjella me letër natriban dhe brenda tyre ishte lënda narkotike.

Menjëherë autobuzi së bashku me 25 pasagjerë është shoqëruar në ambjentet e komisariatit Gjirokastër ku pas deklarimit të shoferit është bërë e mundur edhe identifikimi I poseduesit të drogës . Sipas policisë 26-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike në fshatin Lazarat dhe do ta transportonte atë drejt kryeqytetit kundrejt shumës 1000 euro. Sipas policisë lënda nakotike kishte si destinacion Maqedoninë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›