E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja mes krushqve, dënohet familja Zaka

01/04/2009  Sherret pafund mes familjeve

TIRANË- Plagosën vëllanë e nuses dhe dënohet nga gjykata familja Zaka. Dje gjykata e Tiranës dënoi me burg tre djemtë dhe babanë e tyre. Akuza është ajo e plagosjes. Bledar Zaka u dënua me 9 vjet, vëllai tjetër i tij Nertil Zaka me 9 vjet, babai me 5 vjet dhe vëllai i tretë me 2 vjet burg me kusht. Pak muaj më parë të pandehurit u grindën keq me familjen Oshafi. Shkak për grindjen ka ardhur një debat, i cili kishte të bënte me divorcin e vajzës së familjes Oshafi. Ndërkohë që djemtë e familjes Zaka nuk ishin dakord me fjalët e hapura. Vetëm Armand Zaka përfitoi nga gjykata dënimin me kusht. Të pandehurit para gjykatës u shprehen se ishte i plagosuri ai që kishte nisur sherrin dhe se ata asnjëherë nuk kanë dashur të futen në sherr. Po kështu sipas tyre babai ishte aty për t’i ndarë dhe për të qetësuar gjendjen. Pavarësisht deklarimeve Prokuroria kërkoi dënimin e tyre dhe më pas gjykata vlerësoi se ata ishin fajtor për veprën penale të plagosjes me dashje. Pas vendimit të gjykatës që u dha dje nga gjyqtari Kreshnik Omari, të pandehurit nëpërmjet avokatit të tyre deklaruan se do të apelojnë për të kërkuar pafajësi. Kaq ishte edhe kërkesa e prokurorit për të pandehurit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›