Rrëshqitjet e dheut, 4 banesa rrezikojnë të shemben
01/04/2009 Banorët e lagjes “Kodra e Sulmit” kërkojnë ndihmë
BERAT- Familjarë të 4 shtëpive në lagjen “Kodra e Sulmit” në qytetin e Beratit janë në rrezik të banesave të tyre si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Të ngritura prej shumë vitesh në kodër këto banesa kanë 4 vjet që rrezikohen nga shembja, por ndërtimet që bëjnë banorët me mure dhe mjete të tjera mbajtëse të dheut, bëjnë që këto banesa deri më sot të ekzistojnë. Ndërsa këtë vit gjendja sa vjen dhe bëhet më emergjente. Për këtë banorët kanë kërkuar ndihëm e shtetit duke iu kërkuar ndihmë pushtetit lokal në bashki dhe prefekturë, ndërsa më pas iu janë drejtuar dhe institucioneve të qendrës në Tiranë. Kanë qenë specialist të gjeologjisë, të cilët kanë ardhur në vendin ku janë ndërtuar shtëpitë dhe kanë bërë verifikime të gjendjes duke e nxjerrë banesat në gjendje emergjente dhe të pabanueshme. Por janë vështirësitë ekonomike të këtyre 4 familjeve ajo që bën që ende të banojnë me frikë në banesat e tyre me mure të çara dhe tavanet që iu ka rënë suvaja. Gjendja duket alarmante që në pjesët e jashtme të banesave ku shkallët e shtëpive janë deformuar dhe dheu ka krijuar një është të theksuar që sa vjen dhe ulet. Meleq Paja njëri prej banorëve të lagjes “Kodra e Sulmit”, thotë për gjendjen e shtëpisë së tij që sa vjen dhe rrezikohet. “Kam punuar në emigrim për disa vjet që të ndërtoja këtë shtëpi, por shkarja e dheut bën që banesa sa vjen dhe ulet më poshtë”, thotë Paja. Po sipas 55-vjeçarit bëhet e ditur se ka marrë me kredi këtë vit 2 milionë lekë në bankë për ndërtimin e një muri mbrojtës poshtë shtëpisë që dheu mos të krijojë rrëshqitje, por sërish nuk ka mundur që muri të mbroj shtëpinë. Ndërsa bëjnë të ditur se dy familje të tjera që iu është shembur shtëpia janë larguar tek të afërmit e tyre. Në lidhje me rastet e banesave të rrënuara nga rrethe të tjera të vendit, banorët e lagjes “Kodra e Sulmit” në qytetin e Beratit bëjnë të ditur se një ditë shtëpitë do të rrëzohen, por ata shpresojnë së paku kjo të mos ndodhë natën kur ata janë në gjumë.