Rama: Qeveria dënon padrejtësisht “të vegjlit”
01/04/2009 Taksat për biznesin
Kryetari socialist, Edi Rama nuk kurseu kritikat për qeverinë “Berisha”, lidhur me taksat për biznesin e vogël. Sipas tij, qeveria ka vepruar padrejtësisht me biznesin e vogël, duke i vendosur tatimin mbi fitimin, në një kohë krejtësisht të papërshtatshme. “Qeveria dhe kryeministri po rrisin në mënyrë të papërballueshme barrën mbi biznesin e vogël duke rritur paralelisht edhe malin e akuzave dhe shpifjeve ndaj kundërshtarëve që qeverisin në nivelin vendor”, u shpreh Rama. Gjithashtu, po në këtë linjë, kreu socialist kërkoi që të mos bëhet politike në kurriz të sipërmarrjes dhe të biznesmenëve të vegjël që janë kontributorët e buxheteve vendore. “Sot biznesi i vogël, tatohet njësoj si biznesi i madh. Biznesi i vogël sot ka një barrë të plotë fiskale, si çdo biznes tjetër. Duhet tu themi biznesmenëve se veç krizës, duhet të përballen edhe me këtë masë që i gjen ata krejt të papërgatitur”, vuri në dukje Rama. Sipas tij, kjo është një arsye pse në 28 qershori është një datë shumë e rëndësishme. “Kjo është arsye pse në 28 Qershor na duhet ndryshimi i madh, i cili do ti japë fund arbitraritetit dhe rrëmujës që Sali Berisha ka futur në të gjithë sektorët e vendit. Ndryshimit që do ti japë fund masave, vendimeve, ligjeve, pa asnjë transparencë dhe pa asnjë kriter të qartë kordinimi me të gjithë sistemin. Ndryshimi që do ti japë fund edhe një marrdhënieje krejtësisht të deformuar mes shtetit dhe individit sipërmarrës”, deklaroi kryetari i PS-së, Rama gjatë fjalës së tij.