Curri dhe Bala, në formacion te skuadra e Gençlerbirligi
Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Debatik Curri, si dhe ish-sulmuesi Bekim Bala, në sezonin e ardhshëm do të aktivizohen në radhët e të njëjtit ekip, Gençlerbirligi, në kampionatin turk të futbollit. Të dy lojtarët shqiptarë janë blerë nga ky klub në merkaton e kësaj vere. Gjatë fazës përgatitore kanë bërë paraqitje të mira dhe tashmë aktivizohen në të gjitha ndeshjet miqësore që kjo skuadër zhvillon. Kështu që në ditët e fundit Curri dhe Balaj u aktivizuan mes titullarëve në barazimin 1-1 të Gençlerbirligit me skuadrën Korona Kielce. Oktaj shënoi për Gençlerbirligin në minutën e shtatë të ndeshjes, ndërsa për kundërshtarët barazoi Pavol. Pak ditë më parë, më datën 21 korrik, Balaj dhe Curri u aktivizuan edhe në një miqësore tjetër të fituar 2-1 ndaj Lompard Papa. Për momentin, drejtuesit turq janë të kënaqur me rendimentin e futbollistëve shqiptarë, por vendin e sigurt në formacion tani për tani e ka vetëm Curri, ndërsa Balës do t’i duhet të luftojë për të fituar konkurrencën për një bluzë titullari në sulm.
#