Henri Shiba huazohet tek Pro Vasto

Nga Bledi Gorica
Talenti shqiptar Henri Shiba është huazuar tek ekipi i Pro Vasto i cili militon në Serinë C1 në Itali. Marrëdhëniet e mira ndërmjet klubit të tij Reggina dhe ekipit të Pro Vastos kanë bërë të mundur huazimin e futbollistit shqiptar, i cili tek Reggina nuk kishte shumë hapësirë. Për ekipin e Pro Vastos është një përforcim i mirë i cili do ta ndihmojë skuadrën të qëndrojë në këtë kategori. Shiba do të luajë me këtë ekip deri në fund të këtij sezoni. Ai mund të përfitojë shumë nga kjo mundësi pasi do të jetë një lojtar titullar. Henri Shiba ishtë në listën e trajnerit të Kombëtares U-21, Artan Bushati, në ndeshjen miqësore kundër Turqisë (0-2) në Stamboll, ndërkohë që nuk është thirur për ndeshjen kundër Greqisë, takim që do të luhet në Athinë, më 6 shkurt 2007.