Skerd Bejzade, ky “vjedhës” i madh pikesh

Nga Dash Frashëri
Albania-sport - Minuta e 90 dhe Skerdi Bejzade i "vodhën" dy pikë (plus) Flamurtarit (1-1), që shpresoi shumë për një tripikësh të dytë kundër trajnerit të Vllaznisë, Mirel Josa, që pati humbur Flamurtarin (3-2) në kohën kur tiranasi ishte në drejtim të SK Tirana. Takimi nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-legjendës së Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, Arben Minga, ndësa lojtarët e dy ekipeve u paraqitën në fushë me shirita të zinj në krah. Dy skuadrat arritën në stadiumin "Flamurtari" (1-1) barazimin e dytë në kampionat pas atij të fazës së parë në "Loro Borici" (2-2). Edhe në Shkodër, ishin vlonjatët e ish-trajnerit Eqerem Memushi që kaluan të parët në avantazh (0-2)por formacioni vendas i ish-trajnerit gjerman, Ulrih Shulse, barazuan në minuta e fundit (2-2). Flamurtari i mbështetur nga disa mijëra sportdashës ushtroi presion gjatë gjithë lojës, ndërkohë që Vllaznia, e cila kishte mbrritur në Vlorë me synimin e vetëm të mosdaljes pa pikë, mbylli shumë mirë zonat. Sulmuesi Fjodor Xhafa madje goditi dy herë shtyllat (26' e 44') e kuadratit të mbrojtur nga portieri veteran i Vllaznisë, Armir Grima, - një nga më të mirët në fushë, - dhe ishte i pafat në pesë raste, kur në të 51', e përplasi topin nga shumë afër në trupin e portierit shkodran. Pjesa e parë, me vetëm një minutë shtesë, u mbyll me rrjeta të paprekura (0-0). Në pjesën e dytë, ishte sërish Fjodor Xhafa i pafati i madh, kur goditi në të 65' poshtë shtyllës pingule dhe në të 75', ish-sulmuesi i Dinamos dhe Tiranës, pretendoi një 11-metërsh, por jo të vlerësuar si të tillë nga gjyqtari Sokol Cekaj. Takimi pati dylyftime të forta, ku më i spikaturi ishte ai midis miqve të vjetër te Tirana, mbrojtësit të Vllaznisë, Rezart Dabulla dhe sulmuesit të Flamurtarit, Fjodor Xhafa. Në një ditë të mirë ishte edhe portieri kosovar, Kucuku, në debutimin e parë me fanelën kuqezi, ashtu si dhe kosovari tjetër, sulmuesi i Vllaznisë Xhelal Miroci, i cili zëvendësoi në të 60' sulmuesin veteran Uliks Kotrri. Trajneri Mirel Josa (Vllaznia) kreu 3 zvëndësimet e mundshme në harkun e trimbëdhjetë minutave: Gilman Lika i la vendin e Docit (në të 55'), Kotrri Mirocit (në të 60') dhe Xhevair Sukaj Nevian Canit (në të 68'). Josa dërgoi në nxehmje edhe senegalezin El Haxhi Goudjabi, por trajneri ndërroi mendje pak para se të kryente ndërrimin Sukaj-Cani. Miroci luajti si sulmuesi i parë duke patur pas shpine Klevis Dalipin dhe Skerdi Bejzaden. Tekniku Vasil Ruci kryen zëvendësimin e parë për të rritur tempin e lojës: Kuqi i lë vendin Stratit në të 77', dhe tri minuta më pas ishte fantazisti vlonjar Roland Nënaj shënoi golin e parë të ndeshjes (minuta e 80) dhe të 9 sezonal të tij. Trajneri vlonjat hodhi në fushë Begaj në vend të Rustemit (në të 89'), por një minutë më pas ishte "arusha" Skerdi Bejzade, që shfrytëzoi në maksimum harkimin e Franc Ahit, duke vulosur në të 90' edhe barazimin e cmuar dhe marrjen e një pikë në transfertën e vështirë të Vlorës.