Plani 5-pikësh i Strasburgut për zgjidhjen e krizës në Shqipëri
Boshti i kompromisit, formula e propozuar nga ambasadori Bosh. Ndërkombëtarët imponojnë zgjidhjen e krizës politike
Është dashur organizimi i një darke të veçantë në një prej restoranteve më luksoze të Strasburgut në Francë që dy aktorët e politikës shqiptare të ulen për të zgjidhur krizën politike shqiptare. Berisha e Rama janë takuar dje në mbrëmje në restorantin “Krokodili”, i njohur si një prej restoranteve më të vjetra në Francë, që daton që prej 1345-s dhe që njihet për frekuentimin e tij nga deputetët e Parlamentit Europian. Gjatë kësaj darke, politikanëve të pranishëm në tryezë u është shërbyer si pjatë e parë një specialitet i restorantit që ka si karakteristikë kuzhinën franceze, mëlçi pate, dhe më pas ka ardhur mishi i viçit, i shoqëruar nga vera e kuqe. Në një atmosferë të tillë tejet relaksuese nga ditët e lodhshme të protestave dhe grevës së urisë duket se Berisha e Rama kanë pasur të gjithë mundësinë për të lëshuar nga qëndrimet e tyre dhe për të gjetur rrugët e kompromisit. Ndërkohë që darka në fjalë është organizuar nga krerët e dy grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian, Jozef Doul dhe Martin Shultz. Ata madje mësohet se kanë hartuar një plan që përmban 5 pika dhe që sugjeron zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri duke realizuar transparencën e zgjedhjeve përmes respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ky plan u është vënë në dispozicion dy aktorëve të politikës shqiptare, Berishës dhe Ramës, gjatë darkës së zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme. Ndërkohë që bisedimet kanë zgjatur gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe sipas zyrtarëve nga Strasburgu, pritet që rezultatet e takimit të bëhen publike gjatë ditës së sotme. Kjo për shkak se pas rënies dakord në parim nga dy krerët e partive, drafti i propozuar nga ndërkombëtarët do të shqyrtohet në detaje nga ekspertët ligjorë që Berisha e Rama kanë marrë me vete në vizitën e tyre në Strasburg. Do të jenë ekspertët ligjorë Damian Gjiknuri, Taulant Balla dhe Vasilika Hysi nga PS-ja dhe Oerd Bylykbashi nga PD-ja që do të diskutojnë për detajet teknike të marrëveshjes. Ndërkohë që Rama e Berisha mësohet se nuk do të largohen nga Strasburgu pa hedhur firmën në marrëveshjen e konsensusit.
Darka
Në darkën e shtruar në Strasburg merrnin pjesë përveç dy përfaqësuesve të politikës shqiptare, kryeministri Berisha dhe kryetari i opozitës shqiptare Edi Rama, edhe dy krerët e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian. Partitë e djathta europiane përfaqësoheshin nga kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane, Jozef Doul, ndërsa partitë e majta përfaqësoheshin nga kryetari i grupit të partive socialdemokrate, Martin Shultz. Në takim, i cili nuk është pjesë e aktiviteteve zyrtare të Parlamentit Europian, ka marrë pjesë edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Shtefan Fyle. Një ndër zëdhënësit për shtyp të zyrës së z. Shultz, Armin Machmer, bëri të ditur dje se bisedimet do të jenë të vështira, megjithatë, shpresa për kompromis mbetet e madhe për të gjitha palët pjesëmarrëse. Rezultatet priten diku nga mëngjesi i ditës së sotme.
Plani
Burimet kanë bërë të ditur se plani i përgatitur nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri përmban 5 pika. Sipas burimeve, shtyllë kryesore e këtij plani është formula e kompromisit e propozuar nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh. Pra ndërkombëtarët do të përpiqen së pari që palët të bien dakord të hetojnë zgjedhjet nëpërmjet një komisioni hetimor parlamentar ku shumicën ta ketë opozita bashkë me kryetarin e komisionit. Po kështu do të shqyrtohet mundësia që nëpërmjet këtij komisioni, Kuvendi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen që i përket hapjes së kutive dhe rinumërimit të votave. Nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, propozohet që të merret opinioni i Komisionit të Venecias përsa i përket kërkesës kryesore të PS-së, që është hapja e kutive me fletët e votimit. Më pas do të synohet që palët të pranojnë hapjen e kutive me materialet zgjedhore dhe së fundi, që të dyja partitë politike të nisin punën për të realizuar reformën e re zgjedhore sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që Kodi i ri Zgjedhor të jetë gati para zgjedhjeve lokale. Po kështu, ndërkombëtarët do të kërkojnë ndarje të balancuar të drejtimit të komisioneve parlamentare, bashkëpunim për një reformë konsensuale në sistemin e drejtësisë, si dhe zgjedhje konsensuale të anëtarëve të dy gjykatave më të rëndësishme në vend, asaj Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
21 Maj 2010