E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA-ve: “Nxitim dy partitë të shfrytëzojnë mundësinë e dialogut”



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përshëndetur dje nismën e Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian për të organizuar një takim mes kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryeministrit të Shqipërisë. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Ambasada e SHBA-ve nxit dy partitë kryesore në Shqipëri, PS-në dhe PD-në, që ta shikojnë këtë si një mundësi për të arritur sa më parë kompromisin. Në deklaratë shkruhet më tej se është koha për të arritur sa më parë një marrëveshje, pasi populli shqiptar ka nevojë për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri dhe të rikthehet tek axhenda e integrimit euroatlantik. “Mirëpresim nismën e BE-së dhe Parlamentit Europian për të organizuar një takim të udhëheqësve të shumicës dhe opozitës së Shqipërisë sonte në Strasburg. I nxitim të dyja palët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut dhe për të arritur një kompromis sa më shpejt që të jetë e mundur. Koha për marrëveshje është sot. Populli shqiptar ka nevojë urgjente për fundin e krizës politike dhe që Shqipëria t’i kthehet përqendrimit tek axhenda e saj euroatlantike”, - shkruhet në deklaratën për shtyp të SHBA-ve.

21 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›