Rama e Berisha, propozimet që parashtrojnë në tryezë me PE-në
Socialistët pohojnë: Hetim materialeve zgjedhore dhe Venecian. Ndërsa demokratët kërkojnë hetim në respekt të Kushtetutës
Eljona Ballhysa
Dy krerët e politikës shqiptare janë nisur drejt Strasburgut pa një draft të parapërgatitur, ndërkohë që mësohet se që të dy kanë parashtruar propozimet e tyre për zgjidhjen e krizës. Deputetët socialistë në Tiranë kanë bërë të ditur dje se shtyllë kryesore e kërkesave të kryetarit të PS-së Rama do të jetë zbatimi i formulës së kompromisit të propozuar nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh. Por, formula e propozuar nga ambasadori Bosh u kundërshtua një ditë më pas nga përfaqësues të maxhorancës dhe ende nuk dihet nëse Berisha ka parashtruar ndonjë propozim të ri. Ndërkohë që deputetja socialiste, Arta Dade, shprehet optimiste për arritjen e një kompromisi gjatës këtyre dy ditëve, ndryshe shprehet deputeti demokrat, Fatos Beja. Ai shprehet se PD-ja do të pranojë hetimin e zgjedhjeve vetëm në rast se procedura që do të ndiqet do të jetë në respekt të plotë të Kushtetutës. Madje ai shprehu bindjen se negociatat mes palëve nuk do të jenë të lehta; përkundrazi, sipas Bejës, negociatat do të zgjasin dhe do të jenë të vështira.
Socialistët
Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade, ka bërë të ditur dje për mediat se propozimet e PS-së në tryezë me dy përfaqësuesit e lartë të Parlamentit Europian do të jenë verifikimi i materialeve zgjedhore dhe deklarimi i Komisionit të Venecias për fletët e votimit. “Ky dokument është ndarë dhe diskutuar edhe me ndërkombëtarët në Tiranë dhe sigurisht u artikulua përmes ambasadorit Robert Bosh, i cili u vu si target i sulmeve të kryeministrit. Besoj që përbën një bazë të mirë për t’u formalizuar tashmë dhe në Strasburg. Do të ishim dakord me hapjen e materialeve zgjedhore, të cilat, pastaj, në vlerësimin e Komisionit të Venecias, të na çonin dhe te hapja e kutive të votave. Kjo do të thotë që është PS-ja që në vazhdimësi ka ofruar disa herë kompromis”, - ka bërë të ditur Dade. Ajo ka sqaruar se vizita në Strasburg, duke përfshirë darkën mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, si dhe punën e ekspertëve, nuk do të zgjasin më shumë se dy ditë për të arritur marrëveshjen. “Unë besoj që meqenëse delegacioni i PS-së mbërrin diku pak pas mesditës, ata do të kenë kohë që të bëjnë dhe takime me ata që i kanë ftuar, dhe kryesisht me grupin socialist, por pa dyshim që në mbrëmje do të jetë darka dhe palët do të ofrojnë opsionet e tyre. Nesër besoj që do të jetë puna me ekspertët, për t’u formalizuar një marrëveshje dhe nuk besoj se do të zgjasë më shumë se dy-tri dite, sepse në fund të fundit ata nuk do të lënë punët e tyre e të merren me ne”, - vijoi Dade.
Demokratët
Negociatat mes demokratëve dhe socialistëve do të zgjasin përtej tryezës së të enjtes mbrëma në Strasburg. Kështu e parashikon ecurinë e negociatave kryetari i Komisionit të Jashtëm, demokrati Fatos Beja, i cili shprehet se maxhoranca nuk po toleron me këtë takim të dyfishtë, por dhe do të këmbëngulë në zbatimin e Kushtetutës. “Nuk është se atje është shkopi magjik; nuk ka dyshim që gjithë kjo që thashë lidhet pikërisht me një perspektivë, jo thjesht të ditëve të ardhshme, po të ditëve, javëve, muajve. Do të ketë patjetër dialog, debate, mbrojtje interesash të kundërta”, - tha Beja. Sipas tij, i humburi nga keqpërdorimi i ndërkombëtarëve do të jetë pikërisht Edi Rama. “U provua që çdo radikalizim nuk ta ofron zgjidhjen. Përdorimi i ndërkombëtarëve për nevoja të ditës, të opozitës, nuk besoj se është frytdhënëse, sepse shqiptarët shikojnë të gjithë, gjykojnë të gjithë, kuptojnë të gjithë”, - tha Beja.
21 Maj 2010