Plani B i Realit
Përtej lojës së ashpër të fjalëve, përtej akuzave reciproke, edhe më e ashpër do të jetë loja në fushën e “Bernabeut”. Reali i Madridit pret sot Barcelonën në aktin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve dhe mediat spanjolle kanë shpalosur gjerësisht sesi do të luhet kjo sfidë.
Do të jetë hera e tretë në fare pak ditë dhe Murinjo thuhet se ka dy plane në duar për të thyer Barçën, ndërsa Guardiola besohet se do të mbahet fort tek taktika e tij e zakonshme.
Kështu, madrilenët mund të luajnë me skemën 4-3-3, atë skemë që aplikuan në finalen e Kupës së Mbretit në Valencia, që kishte Ramosin e Albiolin në qendër të mbrojtjes, Arbeloan e Marselon në krahë, Las, Shabi Alonso dhe Pepe në mesfushë dhe treshen sulmuese Ozil Ronaldo dhe Di Maria.
Por ka edhe një plan B të Murinjos, që parashkon ndryshim në shumicën e fushës. Kjo skemë e nxjerr Ramosin në të djathtë, kthen Pepen në qendër të mbrojtjes në krah të Albiolit, ndërsa para mbrojtjes janë dy mesfushorë me tipare defensive, Shabi Alonso dhe Las. Më tej janë tre lojtarë ofensivë si Di Maria, Ozil dhe Ronaldo, ndërsa si sulmues i deklaruar do të jetë Karim Benzema.
Në kampin katalanas, shqetësimi i vetëm është shëndeti i Andres Iniestës. Mesfushori virtuoz mund të mos luajë për shkak të një dëmtimi dhe në vend të tij parashikohet titullar Seidu Keita. Në mbrojtje do të kthehet Pujol që do të luajë në krah, ashtu si Dani Alvesh, ndërsa në qendër duket e kolauduar dyshja Pike-Maskerano. Në mesfushë do të jenë tre, Ksavi në qendër dhe rreth tij Buskets dhe pikërisht Keita. Sulmi do të përbëhet nga treshja e zakonshme dhe e shkëlqyer me emrat e Mesit, Pedros dhe Vijës.
Ky është një prag-ndeshje mbi atë që do të shfaqet në fushë, me pikëpyetjen kryesore nëse do të luajë apo jo Iniesta, por edhe se ku do të luajë Pepe apo me cilët lojtarë do të sulmojë Reali i Madridit.