E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani Urbanistik, Basha: Hekurudha, jashtë vijës së verdhë të Tiranës

TIRANË - Trami i Tiranës, një nga projektet e shpallura gjatë fushatës elektorale nga Kryebashkiaku Lulzim Basha, pika kryesore e Planit të ri Urbanistik, do të ndërtohet në vitin 2012 dhe do të përshkojë distancën nga Lapraka deri në sheshin “Nënë Tereza”, duke zgjidhur ndjeshëm problemin e transportit publik në kryeqytet.
“Nuk ka vend në Tiranë për hekurudhë”, tha kryebashkiaku Lulzim Basha, gjatë një takimi më studentët e një universiteti jopublik në kryeqytet.

Duke folur për vizionin e planit të ri urbanistik, Basha theksoi domosdoshmërinë e zhvendosjes së hekurudhës jashtë vijës së verdhë të Tiranës.
“Kjo zhvendosje është zgjidhja më e mirë, por kjo do të shoqërohet me implementimin e hekurudhës së lehtë, tramit, i cili ka të gjithë aftësinë për t’u kombinuar si një mjet transporti me trenin dhe mjetet e tjera të transportit, me parkingjet nëntoksore", tha Basha.

Realizmi në tërësi i planit të ri urbanistik u cilësua nga Basha si sfida më e madhe për Tiranën, e cila në dy dekada tranzicion është zhvilluar si një metropol në mungesën e një plani të mirëfilltë urbanistik, që do të parashikonte në mënyrë të drejtë zhvillimin e Tiranës, brenda dhe jashtë vijës së verdhë.
Kryebashkiaku tha se “plani urbanistik i ka munguar Tiranës prej mëse 22 vjetësh. Ndërkohë që me realizimin e tij, ky plan do të sjellë përfitime për qytetarët e kombin".
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Legalizmet, Basha: Procesi peng i disa artificeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›