Rama: Ne për njerëzit e zakonshëm, ata për klanin e tyre
TIRANE- Kryesocialisti Edi Rama e ka komentuar nga TWitter-i vendmin e marrë nga Komisioni Ekonomisë, për propozimet e PS.
Rrëzimi i këtyre propozimeve sipas Ramës, tregon edhe njëherë se opozita përfaqëson interesat e njerëzve të zakonshëm, ndërsa mazhoranca mbron interesat e klanit të saj.
“Rrëzimi i planit tonë për uljen e taksës së ushqimeve sot në Kuvend konfirmon që ne jemi për njerëzit e zakonshëm, ata për klientët e tyre”, tha Rama.
Socialistët propozuan sot në Komisionin e Ekonomisë uljen e TVSH-së për disa produkte bazë ushqimore, si dhe për energjinë elektrike.
(ma.ar/BalkanWeb)