Ulen ndjeshëm temperaturat, dëbora vështirëson qarkullimin
TIRANE - Rënia e temperaturave ka sjellë reshje dëbore dhe shiu në zona të ndryshme të vendit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Gjatë orëve të pasdites, dëbora ka bllokuar tërësisht aksin Tiarën-Elbasan, në Qafë-Krrabë. Mësohet se trashësia e borës ka arritur deri në 30 cm, ndërsa zona është mbuluar edhe nga një mjegull e dendur. Policia bëri të ditur se disa automjete janë bllokuar dhe nuk mund të vazhdojnë udhëtimin për shkak të situatës së rënduar. Policia ka marrë të gjitha masat për zhbllokimin e rrugës, por reshjet e dëborës vazhdojnë duke vështirësuar punën.
Ndërkohë, shqetësuese paraqitet situata në aksin rrugor Shkodër-Theth, nga pjesa e zonës së Malësisë së Madhe, pasi në pikën e lartë të Qafë Thorës, trashësia mbi 1 metër e dëborës, e bën të pakalueshëm qarkullimin drejt pikës turistike të Thethit.
Bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve ka patur dhe në aksin rrugor në drejtim të Vermoshit, ndërsa situatë e rënduar është edhe në Qafën e Bordolecit jo vetëm për trashësinë e dëborës, por dhe ngricat e krijuara me uljen e ndjeshme të temperaturave.
Reshje bore janë regjistruar në Tropojë, Has, Kukës, Malësi e Madhe dhe Pukë, ku kalimi i mjeteve është i detyrueshëm me zinxhirë. Ndërkohë aksi Fushë Arrëz-Qafë Shllak-Pukë është tërësisht i bllokuar për shkak të trashësisë së dëborës.
Reshje bore ka patur edhe në Mirditë, Dibër dhe Bulqizë kryesisht në zona malore, por nuk raportohet për komuna apo rrugë të bllokuara. Më e rëndë paraqitet situata në komunën Kukur të Gramshit, e cila që prej ditës së djeshme është tërësisht e izoluar dhe shkollat nuk kanë zhvilluar mësim.
Reshjet e dendura të borës të rëna gjatë natës kanë shkaktuar një situatë problematike në aksin Vlorë-Sarandë. Raportohet se për rreth 4 km, aksi pranë Llogorasë është bllokuar tërësisht.
MOTI
Ditëve me temperatura relativisht të freskëta duket se u erdhi fundi. Në vend ka trokitur dimri i ftohtë me reshje dëbore e shiu.
Sipas parashikimit të motit në agjencinë e lajmeve në BalkanWeb, gjatë ditëve në vijim pritet që temperaturat të shënojnë një ulje me 3-4 gradë celcius.
Gjatë kësaj jave, në disa zona do të vijojnë reshjet e dëborës, ku më me instensitet priten të jenë ditën e mërkurë dhe të enjte.
TEMPERATURAT NË QYTETET KRYESORE
TIRANË - E Mërkurë: max 9, min 3, E Enjte: max 6, min -1, E Premte max 8, min -4.
DURRËS - E Mërkurë: max 10, min 5, E Enjte: max 8, min 3, E Premte max 10, min 0.
VLORE - E Mërkurë: max 10, min 4, E Enjte: max 8, min 1, E Premte max 10, min -2.
SHKODER - E Mërkurë: max 9, min 5, E Enjte: max 8, min 3, E Premte max 7, min -1.
GJIROKASTER - E Mërkurë: max 5, min 1, E Enjte: max 4, min -6, E Premte max 4, min -4.
ELBASAN - E Mërkurë: max 8, min 3, E Enjte: max 6, min 0, E Premte max 7, min -3.
KORCE - E Mërkurë: max 2, min -2, E Enjte: max -1, min -4, E Premte max -1, min -10.
BERAT - E Mërkurë: max 9, min 3, E Enjte: max 7, min 0, E Premte max 7, min -4.
PESHKOPI - E Mërkurë: max 2, min -3, E Enjte: max -1, min-3, E Premte max -1, min -9.
KUKES - E Mërkurë: max 4, min -3, E Enjte: max 0, min -4, E Premte max -2, min -7.
(er.nu/BalkanWeb)