Plani urbanistik, Basha: I mbajta premtimet e fushatës

Kreytari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bash
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka prezantuar sot planin urbanistik për kryeqytetin.
Kryebashkiaku Basha ka theksuar se, plani urbanistik është një domosdoshmëri për kryeqytetin.
Ky është një moment kulmor në 22 vitet e fundit të kryeqytetit tonë. Është një moment historik për vetë temën që trajtojmë dhe problematikën që ajo mbart, por edhe një moment historik për sfidat e zhvillimit urban, ka theksuar Basha.
Basha deklaroi se, plani urbanistik i Tiranës përmbyll edhe premtimin e bërë gjatë fushatës elektorale.
Takimi për planin urbanistik të Tiranës është përmbyllja për një premtim të përfunduar. Premtuam se do e mbaronim prej një kohë rekord prej 10 muajsh. Shumë kanë qenë skeptik dhe mosbesues me pretendimin se Tirana e kishte një plan. Shumica na mbështetën, ja ku jemi 10 muaj më pas me një premtim të mbajtur, u shpreh Basha.
Ai tha se, ajo që ka më rëndësi është fakti se plani ka rëndësi për zhvillimin ekonomik. Ky plan është domosdoshmëri për zhvillimin e gjithanshëm të qytetit, që ka vuajtur frenim të vrullit ekonomik që ka përshkruar vendin.
Tirana ka dhënë shenja të lodhjes në një bllokim prej disa vitesh si rezultat i një konfrontimi me biznesin dhe qytetarët, ka theksuar Basha.
Basha shtoi se mirëqenia dhe hapja e vendeve të punës mbeten prioritet i bashkisë.
/E.L/