“Presidenti”, Edi Rama paralajmëron bllokimin e procesit

Vangjel Dule mbështet kandidaturën e Fatos Nanos
Kryetari i Partisë Socialiste dha dje alarmin se, s’e ka për gjë të bëhet barrierë në procesin e reformave dhe zgjedhjen e Presidentit. Pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, kreu i opozitës e deklaroi prerazi se s’do ketë reformë zgjedhore dhe zgjedhje të kreut të shtetit po s’u bë si do ai, në shkelje të ligjeve dhe anti-kushtetueshmëri. Rama bie dakord me faktin se 24 maji është dead-line i reformës zgjedhore, pasi më pas merr udhë procesi i zgjedhjes së Presidentit, por refuzon të pranojë mekanizmat kushtetues.
Absurditeti është që në krye të pretendimeve, pra diktimi që i bëhet mazhorancës, duke u përpjekur ta deligjitimojë si dhe t’i lerë në dorë Avokatit të Popullit, zgjedhjen e Kryetarit të KQZ-së. Kjo është surpriza më e madhe dhe më e padëgjuar ndonjëherë.
“Jemi të shqetësuar, pasi koha po ikën, ne kemi detyrim t’i japim zgjidhje dy momenteve të rëndësishme. Na duhet një reformë zgjedhore e dakordësuar para 24 majit, në një zë më gjithë bashkësinë ndërkombëtare, ashtu sikur na duhet një president që të jetë mishërim i unitetit të kombit, në këtë periudhë kur shqiptarët duhet të shkojnë bashkë përpara”, u shpreh Rama, duke akuzuar kryeministrin se po kërkon një president për vete.
Ndërkaq, nga ana tjetër, në përfundim të takimit, kreu i PBDNJ-së deklaroi edhe njëherë mbështetjen e tij për kandidaturën e Fatos Nanos për këtë post. Ai tha se Nano i plotëson të gjitha kriteret me konsensus dhe do të ishte kandidatura dominonte në këto kushte.
“Ne i qëndrojmë kandidaturës së Nanos”, tha ai.