Plani i ICO’së nuk është plan i BE’së
Në Bruksel, të hënën, është zhvilluar takimi i parë i rregullt i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilin e kryesoi Përfaqësuesja e Lartë e BE’së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Zyrtarë të Presidencës spanjolle të BE’së kanë thënë për BBC’në se do t’ia bëjnë të qartë Ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremic, që nga Serbia presin një bashkëpunim më të mirë e më të ngushtë me EULEX’in.
Ndërkaq, nga ana tjetër, ata kanë theksuar se Plani për Veriun i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe të autoriteteve në Prishtinë, “fare nuk është plan i BE’së". Ata gjithashtu thonë se as UNMIK’u nuk është konsultuar fare për këtë plan dhe se “është distancuar”.