E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Vlore Te perhapim frymen e fitores

Nga Vlora të përhapim frymën e fitores. Edi Rama ka përmbyllur fushatën në qytet bregdetar, duke përzgjedhur qytetin e Vlorës për të përhapur atë që ai e quajti fryma e fitores së opozitës në të gjithë vendin.

“Në 8 Maj Vlora do të shpërndajë në të gjithë Shqipërinë frymën e një fitoreje të madhe. Saliu edhe këtë herë e ka fyer rënë Vlorën. Një kandidat kumarxhi i cili nuk e ka mendjen te Vlora, por te zaret. Prandaj lëreni të mbajë në Vlorë zaret e tij dhe më 8 maj votoni të gjithë për Shpëtim Gjikën, votoni PS-në”- tha Rama.

Kryesocialisti tha se programi që ofron qeverisja e majtë synon zhvillimin e Shqipërisë sipas standarteve të vendeve evropiane, duke premtuar infrastrukturë moderne në të gjitha qytetet e vendit.

“Ne jemi të angazhuar që kujdesin, përkrahjen dhe mbrojtjen për familjet shqiptare ta ngremë në nivele që nuk ka qenë kurrë. Asnjë taksë për të gjitha kategoritë në nevojë. Të paktën përgjysmim i TVSH-së për ushqimin bazë që do të thotë, se ne me këtë masë do të ulim çmimet për ushqimin bazë, në një kohë që për bukën, qumështin dhe vezët do ta heqim tërësisht TVSH-në. Sepse nuk mund të ketë një Shqipëri ku fëmijë familjesh të varfëra të mos munden të lagin dot buzët me qumësht për shkak të varfërisë”-tha kreu i PS-së.

Duke premtuar zhvillim ekonomik, Rama tha se kjo arrihet me fuqin e votës dhe duke votuar Partinë Socialiste.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›