E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Tiranës, mblidhet Këshilli Bashkiak

Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të shqyrtuar planin urbanistik të metropolit.
Në mbledhje janë të pranishëm 10 anëtarët e rinj të Këshillit të cilët zëvendësuan anëtarët të cilët u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit.
Gjatë mbledhjes së sotme, pritet të prezantohet plan ii Tiranës para 55 këshilltarëve të këtij këshilli. Mbledhja e këtij këshilli ishte parashikuar të mbahej të mërkurën, por ajo u shty për shkak të zhvillimit të seancës parlamentare për miratimin e qeverisë së re. Për këtë arsye, mbledhja e Këshillit Bashkiak u shty për ditën e sotme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›